Studentja e nivelit master në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Sihana Metrama pas suksesit të arritur përgjatë studimeve në nivelin bachelor është punësuar në cilësinë e arkitektes në studion e arkitekturës, ndërtimit dhe dizajnit të enterierit “Maden Group”.
Mbështetja dhe angazhimi i profesorëve, infrastruktura moderne e UBT-së, si dhe kurrikula e veçantë e programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, sipas studentes Sihana Metrama, kanë qenë ndër pikat kryesore të formimit të saj si arkitekte.
“Rrugëtimi i përbashkët me studentët e tjerë të të njëjtit program, si dhe ndikimi dhe mbështetja e profesorëve të kualifikuar përgjatë studimeve të mia akademike, më kanë ndihmuar në zgjerimin e njohurive përmes bashkëpunimit konstruktiv, teknikave dhe përvojës së tyre shumëvjeçare”, ka thënë Metrama.
Sihana ka vlerësuar se ka përfituar shumë nga eksperiencat e ndryshme përgjatë studimeve bachelor, sikurse vizitat studimore, punëtoritë në kuadër të lëndëve praktike, ligjëratat tematike nga profesorë ndërkombëtarë, si dhe pjesëmarrja në konferenca e forume të ndryshme rreth fushës së arkitekturës.
“Përveç ngritjes akademike, UBT më ka ofruar eksperienca nga më të ndryshmet, të cilat i kanë karakterizuar studimet e mia akademike dhe i kanë bëre ato të rëndësishme për rrugëtimin tim si arkitekte”, është shprehur ajo.