UBT News

Studentja e UBT-së, Kaltrina Hoxha është punësuar në Fabrikën për Përpunimin dhe Konservimin e Frutave dhe Perimeve “Flota Sh.P.K”

Studentja e nivelit master në Fakultetin Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, Kaltrina Hoxha, pas rezultateve të suksesshme të arritura përgjatë studimeve si në nivelin bachelor edhe atë master, është punësuar në Fabrikën për Përpunimin dhe Konservimin e Frutave dhe Perimeve “Flota Sh.P.K”, në pozitën e udhëheqëses së procesit të prodhimit të turshive.

Kaltrina Hoxha ka vlerësuar se studimet në UBT kanë qenë të dobishme dhe e kanë ndihmuar atë të formësohet profesionalisht, falë edhe përkrahjes dhe mbështetjes së parezervë të stafit akademik dhe atij administrativ.

“Përzgjedhja e studimeve të nivelit bachelor dhe tani në vazhdim në nivelin master në UBT ka qenë një ndër hapat më të rëndësishëm që kam ndërmarrë për të arritur në profesionin tim si teknologe e Ushqimit. Njohuritë arsimore që mora nga profesorë profesionistë të fushës, praktikat e shumta të aplikuara në laboratorët e UBT-së, më kanë ndihmuar që unë sot të jem një profesioniste në drejtimin tim”, ka thënë ajo.

Përgjatë studimeve bachelor, studentja Kaltrina Hoxha ka treguar se ka përfunduar edhe praktikën profesionale në Berlin, gjegjësisht në Institutin “IASP”, i cili merret me hulumtime dhe analiza të produkteve ushqimore.

Exit mobile version