Waterford Institute of Technology i Irlandës, do të jetë destinacioni i radhës për një semestër i studentes së Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Fitore Tahiri.
Ajo ka përfituar bursë për shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus+, falë bashkëpunimit të UBT-së me institucione të ndryshme të cilat janë partner të programit Erasmus+.
Përzgjedhjen e UBT-së si institucion që do të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë e saj në një nivel tjetër ajo thotë se e ka bërë duke u bazuar në atë se çfarë UBT bën për studentët, përkushtimin që ka për ta, si dhe cilësinë e institucionit.
“Pas shqyrtimit të të gjitha opsioneve për të studiuar, për shkak të planprogramit shumë të pasur që ofron UBT, cilësinë dhe përkushtimin që ka për studentët, zgjodha që t’i bashkohem këtij institucioni arsimor”, ka thënë fillimisht studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Fitore Tahiri.
Aplikimin për shkëmbim studentor ajo e sheh si një mundësi jo vetëm për të, por për të gjithë studentët që duan të përfitojnë në aspekte të ndryshme të edukimit dhe jetës.
“Unë kam aplikuar për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology në Irlandë dhe mendoj që kjo është një mundësi shumë e mirë për të njohur kulturën, historinë dhe gjuhën e një vendi tjetër, duke ndarë ide me njerëz nga vende të ndryshme dhe duke bashkëpunuar me ta”, ka thënë ajo.
Fitorja inkurajon të gjithë studentët që të aplikojnë për shkëmbim studentor, pasiqë sipas saj kjo është një mundësi shumë e mirë për të përfituar njohuri nga aspekte të tjera të jetës, si dhe një mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre në rrugëtimin profesional në karrierë.