Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Doruntina Barku, pas rezultateve të suksesshme të arritura përgjatë studimeve në UBT, është punësuar në pozitën Junior Architect në kompaninë “ArchiEDU”.
Doruntina Barku ka vlerësuar se përgjatë studimeve në UBT ka arritur që përmes përkushtimit dhe angazhimit, si dhe mbështetjes së parezervë të stafit akademik dhe administrativ të UBT-së, të zhvillojë njohuritë e saj rreth fushës dhe të avancohet drejt qëllimeve akademike dhe profesionale.
“UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, i zotuar për të vënë në zbatim metodat më të përparuara të mësimdhënies dhe hulumtimit në një mjedis ku i jepet një rëndësi e veçantë studentit, si dhe avancimit profesional, që do të kontribuojë në ekonomi, në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë”, ka thënë Barku.
Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është një nga programet unike në rajon, duke u ofruar zhvillimin profesional të rinjve dhe mundësi të shumta punësimi në vet institucionin e UBT-së, por edhe në tregun e punës brenda dhe jashtë Kosovës.