UBT News

Studentja e UBT-së, Dea Preniqi, zhvilloi punën praktike në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Dea Preniqi, ka zhvilluar punën praktike në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga ku ka marrë praktika shumë të rëndësishme lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj zyre dhe departamenteve në kuadër të saj.

Ajo ka thënë se ka mësuar shumë përgjatë kësaj periudhe, duke marrë më shumë praktika në zyrën e sekretarit të presidentes duke parë nga afër bashkëpunimet mes departamenteve dhe zyreve ligjore përbrenda këtij institucioni.

“Në këtë periudhë kam kuptuar ecurinë mes stafit dhe departamenteve, si dhe më janë prezantuar edhe procedurat rreth zhvillimit të shtetësisë, dekoratave, procesverbaleve, amendamenteve, subvencioneve, e procese të tjera”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Dea Preniqi.

Dea ka vlerësuar shumë pjesën e punës praktike si dhe ndërlidhjen që ka bërë UBT me teorinë, teksa vlerëson shumë kontributin e UBT-së në ngritjen e saj profesionale.

“UBT më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht e vlerësuar si studente, pasi që aftësitë dhe njohuritë që kam marrë gjatë studimeve më kanë bërë të jem e përgatitur për të vazhduar me studimet master në rrugëtimin tim akademik”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT.

Dea Preniqi nuk është e vetmja studente e UBT-së që zhvillon praktikën profesionale në institucione publike, pasi që edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së kanë zhvilluar praktikën në institucione publike që ndërlidhen me fushat përkatëse të studimit.

Exit mobile version