UBT News

Studentja e UBT-së, Anila Selmani – lojtarja më e dalluar (MVP) në Final Four në kuadër të Kupës së Kosovës në ligën e parë në basketboll

Studentja e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, Anila Selmani është zgjedhur lojtarja më e dalluar (MVP) në Final Four në kuadër të Kupës së Kosovës në ligën e parë në basketboll.

Këtë sukses ajo ka thënë se e ka arritur falë talentit të saj, si dhe njohurive të tjera të fituara përgjatë studimeve në UBT, duke ndikuar kështu në performancën e saj pozitive në aspekte të ndryshme sportive.

“Kam përfituar në mënyra të ndryshme si në marrjen e njohurive të reja që kanë ndikuar në performancën time në sport, në kuptimin e shumë aspekteve sportive të ndërlidhura me trajnime, ashtu edhe në avancimin e njohurive rreth kujdesit të shëndetit tim si sportiste, që në të ardhmen të kem mundësinë që të angazhohem edhe si edukatore fizike apo trajnere”, ka thënë Selmani.

Fakulteti Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, ju ofron studentëve mundësi të shumta të zhvillimit të tyre në karrierë, përmes profesionistëve më të mirë që ka vendi, në zhvillimin e mëtutjeshëm në fusha të ndryshme që përfshijnë sportin, shëndetin dhe aktivitetin fizik.

Exit mobile version