Eksperienca akademike e studentes së Psikologjisë në UBT, Leona Aliu, ka shërbyer si frymëzim për të vazhduar drejt avancimit të saj profesional, por edhe për të kontribuuar në zhvillimin e kësaj fushe.
Leona është punësuar si terapiste në Klinikën EMOS, nga e cila ka arritur deri tani të kuptojë sfidat dhe nevojat e fëmijëve me autizëm dhe kjo i ka dhënë asaj një perspektivë të re dhe të pasur për fushën e psikologjisë terapeutike.
Ajo ka vlerësuar se në UBT ka gjetur një mjedis frymëzues dhe përkrahës për të zhvilluar aftësitë e saj në këtë fushë.
“UBT më ka ofruar një mjedis frymëzues dhe përkrahës për të zhvilluar aftësitë e mia në këtë fushë të ndjeshme. Sfidat dhe arritjet gjatë këtij udhëtimi në UBT më kanë bërë të rritem dhe të zhvillohem si individ dhe si profesioniste. Eksperienca ime në UBT do të mbetet gjithmonë një kapitull i rëndësishëm në jetën time dhe një bazë e fortë për të vazhduar përpara në karrierën time si psikologe”, ka thënë Aliu.