Studentja e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, Eljesa Arifi është punësuar si specialiste e vlerësimit të kolateralit në “Raiffeisen Leasing”.
Përvoja e fituar nga profesorët e kualifikuar dhe programi i studimeve në fushën e Patundshmërive dhe Infrastrukturës i ka mundësuar të kuptojë se si të gjejë mënyra dhe të krijojë vlera në pasuritë e paluajtshme.
“Kosova mund të ketë një treg të vogël, por është i mbushur me entuziazëm, qëndrueshmëri, etikë të fortë pune dhe vlera të larta. Këto cilësi janë të rralla dhe unë kam pasur fatin t’i shfrytëzoj në karrierën time intensive dhe shpërblyese në vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Profesorët me përvojë dhe programi i Patundshmërive më mësuan se në pasuri të paluajtshme mund të krijosh vlera, jo vetëm t’i gjesh ato. Ky profesion kërkon shtytje, fleksibilitet dhe udhëheqje, dhe studimet e mia më kanë përgatitur të lulëzojë”, ka thënë Arifi.
Eljesa gjithashtu thekson se studimet e saj i kanë dhënë bazën e duhur për të shkëlqyer në këtë fushë dhe për t’u përshtatur me sfidat që vijnë me të.
Qëllimi kryesor strategjik i programit është të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për një menaxhim efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë së ndërtimeve.