Fakulteti i Radiologjisë në UBT po nxjerr vazhdimisht kuadro profesionale të cilët gjejnë lehtësisht qasje në tregun e punës. Kjo është një dëshmi e suksesit të programit dhe angazhimit të studentëve në zhvillimin e tyre profesional.
Studentja e Fakultetit të Radiologjisë, Endrita Berisha, pas përfundimit të studimeve ka bërë një hap të rëndësishëm drejt karrierës së saj profesionale duke u përfshirë në ekipin e klinikës “Imperium”. Përvoja e saj e pasur dhe aftësitë e zhvilluara në këtë fushë e kanë bërë atë një anëtare të çmuar të ekipit në këtë klinikë.
Endrita tregon se përzgjedhja e institucionit të duhur për të ndjekur një karrierë të suksesshme është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt suksesit profesional. Ajo thotë se UBT ka qenë mundësia më e mirë për ngritjen e saj profesionale.
“Duke kërkuar për një institucion të arsimit të lartë sa më të përshtatshëm për shkollimin tim në nivelin bachelor në drejtimin e infermierisë, mora shumë informata përmes rrjeteve sociale dhe rrethit tim shoqëror në lidhje me UBT-në, dhe bazuar në këtë pashë se ky institucion i përgjigjej edhe kërkesave të mia për shkollim të lartë”, ka thënë ajo.
Fokusi i Fakultetit të Radiologjisë në përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës është një aspekt i rëndësishëm për arritjen e suksesit. Mundësia për të përfshirë praktikën dhe përvojën e fushës në programet e studimit ndihmon studentët të zhvillojnë njohuri dhe aftësi konkrete, të cilat janë të nevojshme në mjediset e punës reale.