Studentja e Fakultetit Sisteme të Informacionit dhe Menaxhment në UBT, Engji Goga, është punësuar në cilësinë e “Office Manager” në kompaninë “Shpik”, ku ofron ndihmën për menaxhimin e operacioneve të përditshme, organizimin dhe mbikëqyrjen e ngjarjeve dhe trajtimeve, si dhe detyra administrative.
Studentja Engji Goga ka vlerësuar se në UBT përmes mbështetjes së stafit akademik dhe administrativ, por edhe bashkëpunimit me studentë të tjerë, ka arritur të avancohet profesionalisht dhe kjo i ka ndihmuar që të jetë e gatshme për punësim dhe për karrierë.
“Në përvojën time personale, studimi në UBT ka qenë një vendim fantastik. Si studente e Sistemeve të Informacionit, kam pasur mundësinë të mësoj nga profesorë ekspertë të lëndës së tyre. Ata më kanë sfiduar të mendoj në mënyrë kritike dhe krijuese për problemet komplekse dhe më kanë inkurajuar të ndjek interesat dhe idetë e mia. Për më tepër, kam pasur privilegjin të punojë së bashku me kolegë të talentuar dhe të ndryshëm, të cilët kanë pasuruar përvojën time të të mësuarit”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, studentja Goga ka theksuar se UBT i ka dhënë mundësinë të marr pjesë në një sërë aktivitetesh jashtë-kurrikulare, në ngjarje verore për t’u lidhur me profesionistë të fushës, si dhe për të mësuar rreth tendencave dhe praktikave më të fundit të industrisë.