Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Greta Ahma, pas studimeve të suksesshme në UBT është bërë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë në cilësinë e asistentes.
Studimet e mirëfillta, cilësia e institucionit, infrastruktura moderne dhe elemente të tjera me karakter zhvillimin e studentëve në karrierë, kanë bërë që Greta të bindet dhe të bëhet pjesë e UBT-së.
“UBT është i njohur si institucioni më i madh dhe më i avancuar në regjion dhe më gjerë, dhe duke u informuar nga gjeneratat e tjera kuptova që UBT do të jetë rruga ime e suksesit”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Greta Ahma.
Programi i pasur i bazuar në institucione të mëdha të arsimit të lartë në Evropë dhe më gjerë, si dhe profesionistët më të mirë të vendit në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, e kanë ndihmuar Gretën që të arrijë maksimumin e potencialit të saj në këtë drejtim.
“UBT më ka ndihmuar të zhvillohem si individualisht ashtu edhe profesionalisht që të jem e gatshme për tregun e punës, si dhe për zhvillimin tim të mëtutjeshëm në karrierë”, ka thënë ajo.
UBT ka zhvilluar shkollën më të madhe të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Kosovë dhe rajon, bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare, duke iu ofruar studentëve diplomë të njohur ndërkombëtarisht.