Mbështetja dhe angazhimi i lartë i profesorëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, për të nxjerrë profesionistë të rinj të fushës së gazetarisë, ka dëshmuar vlerën dhe cilësinë e këtij programi, si dhe ka rezultuar me angazhimin e shumicës së studentëve nëpër mediume lokale dhe ndërkombëtare.
Lirigzona Nuredini, studente e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, është angazhuar në cilësinë e gazetares si praktikante në Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”, për të ndjekur ngjarje ditore në nivel vendi dhe rajoni.
“UBT-në e zgjodha për shkak të mundësive më të mira, gjersa angazhimi i profesorëve dhe përkrahja e tyre na ka mundësuar të arrijmë rezultate të mira, dhe kanë bërë që studimet të jenë të frytshme”, ka thënë Nuredini.
Përveç kësaj, ajo vlerëson se stafi akademik i Fakultetit Media dhe Komunikim në vazhdimësi i ka mbështetur dhe i ka përgatitur studentët, në mënyrë që të jenë të gatshëm për të raportuar drejt dhe saktë.
Shumica e studentëve të këtij programi, tashmë janë të punësuar nëpër mediume të ndryshme vendore, duke dhënë një kontribut në gazetarinë profesionale, ndërsa një pjesë tjetër janë angazhuar edhe në mundësitë që ofron UBT, si: UBT TV, Radio Campus, UBTNEWS dhe media grupin e UBT-së.