Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Blerta Zuka është angazhuar në T7, në cilësinë e gazetares, e cila do të përcjellë dhe do të raportojë për ngjarje të ndryshme që ndodhin në vend, rajon dhe botë.
Për përgatitjen profesionale, Blerta cilëson se e kanë ndihmuar ligjëratat dhe praktikimi i lëndëve teorike në mundësitë që i ofron UBT, përmes UBT TV, UBTNEWS dhe Radio Campus, me profesionistë të fushës së medias, të cilët kanë qenë të përkushtuar që përpos ligjërimit të ndajnë nga vetja edhe përvoja jetësore në këtë fushë.
“Studimet në UBT kanë qenë shumë të arrira, si në aspektin e teorive gjithashtu edhe në pjesën praktike, ku përpos që kemi pasur mundësinë të këshillohemi dhe marrim njohuri të reja nga profesorë që kanë përvojë të gjatë në gazetari, kemi mundur edhe të marrim pjesë në vizita të ndryshme nëpër media të Kosovës dhe jashtë saj, për të parë nga afër se si realizohet puna në to”, ka theksuar Zuka.
Blerta Zuka thotë se e ka zgjedhur Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, për shkak të rekomandimeve nga ish-studentë të këtij programi, të cilët janë ndarë të kënaqur me kurrikulën dhe përgatitjen profesionale.
Ajo dhe studentë të tjerë të këtij drejtimi, kanë pasur mundësi që të bëhen pjesë e vizitave studimore me karakter promovoues dhe bashkëpunues, sikurse në Austri, ku në festivalin “Medienfrische”, iu është mundësuar dokumentimi i punëve të artistëve të ndryshëm ndërkombëtarë përmes njohurive që kanë marrë në lëndën e fotografisë.
Shumica e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, apo rreth 98% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku raportojnë dhe përcjellin ngjarje, si dhe hulumtojnë dhe verifikojnë lajme për raste specifike.