Studentja e Gjuhës Angleze në UBT, Leonë Hasani është punësuar si mësuese e gjuhës angleze në kursin “Sidi Education” në Gjilan, në të cilin është përqendruar në mësimdhënie dhe mbështetjen e nxënësve në zhvillimin e tyre në fushën e gjuhës angleze.
Ajo ka theksuar se periudha e studimeve në UBT ka qenë një eksperiencë e pasuruar me njohuri dhe sfida. Programi i Gjuhës Angleze në UBT i ka ofruar asaj një bazë të shkëlqyer të njohurive dhe aftësive të nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave në fushën e mësimit të gjuhës angleze.
“Studimet në UBT ishin një periudhë e pasuruar me njohuri dhe sfida. Gjatë studimeve, e kuptova bazën e gjuhës angleze në një kontekst akademik, ndërkombëtar dhe profesional. Ndjekja e lëndëve dhe pjesëmarrja në aktivitete kontribuuan në zhvillimin tim intelektual dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit në këtë gjuhë”, ka thënë Hasani.
Me këtë sukses të arritur, Leonë Hasani tregon se angazhimi dhe vullneti i vazhdueshëm për të mësuar dhe për të pasur një ndikim pozitiv në arsim është çelësi i një karriere të suksesshme.