Arneida Muçiqi, një nga studentet e programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, vazhdon të angazhohet dhe të ketë suksese në skenën ndërkombëtare të arkitekturës. Pas përfundimit të studimeve në UBT, ajo është angazhuar në projekte të dizajnit të brendshëm nga Amerika, si pjesë e Ciao Bertos.
Arneida ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm në projekte për kompani prestigjioze si Eco Clean and Energy, Organizata SpaceSyntaKs dhe Organizata ShPRK. Përvoja e saj e pasur përfshin fitimin e çmimeve në garat e ndryshme të arkitekturës, duke e bërë atë një shembull të dalluar në botën e arkitekturës moderne.
Arneida është gjithashtu aktive si vullnetare në Foss4g, Chwb dhe Kosovo Architecture Foundation, duke treguar përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe fushës së arkitekturës. Historia e saj është një frymëzim për studentët tjerë të UBT-së dhe dëshmon cilësinë e lartë të arsimit që ofron ky institucion.
Ajo ka treguar përkushtimin e UBT-së ndaj ofrimit të një arsimi cilësor dhe ndihmën në formimin e liderëve të ardhshëm në fushën e arkitekturës.
“Zgjodha UBT-në për shkak të reputacionit të tij të mirë në fushën e arkitekturës dhe angazhimit ndaj zhvillimit profesional të studentëve. Kisha dëgjuar shumë për programin e tyre inovativ dhe për qëndrimin e tyre ndaj projekteve praktike, çka më bëri ta shikoj atë si një zgjedhje të shkëlqyeshme për studimet e mia në arkitekturë”, ka thënë Muçiqi.
UBT vazhdon të ketë për fokus suksesin e studentëve të tij, duke ndihmuar ata të shpërfaqen në skenën ndërkombëtare dhe të gjejnë mundësi të shkëlqyera profesionale.