Studentja e Fakultetit të Aktrimit në UBT, Elvana Prendi, pas vijimit të suksesshëm të studimeve në UBT, ka filluar angazhimin profesional të saj në serialin “Ana”.
Vullneti i saj për të arritur sukses, profesionalizmi i profesorëve të këtij fakulteti, si dhe mundësitë që i ka dhënë UBT, kanë bërë që Elvana të filloj angazhimin e saj dhe të vijoj suksesshëm rrugëtimin profesional të saj në karrierë.
“UBT më ka impresionuar me kualitetin dhe cilësitë që ka. Nuk kam menduar dy herë për të zgjedhur këtë institucion të arsimit dhe jam shumë e lumtur me profesionistët dhe punën profesionale që është zhvilluar përgjatë kësaj kohe në fakultetin ku bëj pjesë”, ka thënë Elvana.
UBT ka bërë bashkë në një vend, profesionistët dhe ekspertët më të mirë që njeh vendi në fushën e aktrimit, ndaj përmes një infrastrukture moderne dhe të gjitha kushteve të nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë artistike, studentët e Fakultetit të Aktrimit në UBT do të korrin suksese si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me projekte të ndryshme artistike.