Studenti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Lirim Hyseni është duke vazhduar suksesshëm të zhvillojë karrierën e tij duke punuar si Front End Developer në kompaninë inovative Solutions në Kosovë, me seli në Belgjikë.
Lirimi ka thënë se përvoja e tij në UBT ka qenë me sfida të shumta, por ka qenë një fazë e rëndësishme për zhvillimin e tij profesional. Ai vlerëson nivelin e lartë të cilësisë së mësimdhënies dhe resurseve të ofruara nga UBT, duke theksuar se kjo i ka lejuar të fitojë njohuri thelbësore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë.
“Studimet në UBT ishin mjaft sfiduese dhe një eksperiencë shumë e mirë për hapat e para në karrierë si zhvillues softueri. Zgjedhja për të filluar studimet në UBT ishte për shkak të reputacionit në treg dhe programeve inovative në fushën e programimit, si një ndër liderët në vendin tonë”, ka thënë Hyseni.