Në kuadër të lëndës “Materialet në Arkitekturë”, me ligjërues Prof. Muhamet Ahmeti, studenti i vitit të dytë në drejtimin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Gani Ramadani ka prezantuar punimin e tij seminarik “Materialet kryesore në Arkitekturë”.
Qëllimi i këtij prezantimi ishte motivimi i studentëve për të kërkuar dhe eksploruar informacione të reja në fushën e arkitekturës, duke përfshirë inovacionet dhe materialet e reja që përdoren në këtë fushë.
Prezantimi i punimeve seminarike ofron një platformë të rëndësishme për studentët për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në prezantim para publikut.