Studenti i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Drin Lokaj është punësuar si menaxhues i projekteve në kompaninë “Euro – Loni”.
Studenti Drin Lokaj ka thënë se ka përzgjedhur UBT-në dhe Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë për shkak të profesionalizmit të stafit, i cili gjithmonë është i disponueshëm për të ndihmuar dhe mbështetur studentët në arritjet e tyre akademike.
“UBT-në e zgjodha sepse është një universitet me një gamë të gjerë të drejtimeve dhe është i vetmi që ka drejtimin të cilin doja ta studioja, atë të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës. UBT ka një staf profesionistësh, të cilët asnjëherë nuk hezitojnë të na ndihmojnë dhe të na mbështesin në arritjet akademike. Gërshetimi i teorisë me praktikën, kushtet moderne dhe njohja e diplomës në vende të ndryshme të botës, duke na dhënë mundësi të vazhdojmë studimet apo të bëjmë shkëmbim studentor, janë disa nga karakteristikat e veçanta të UBT-së”, ka thënë Lokaj.
Të diplomuarit e programit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT do të fitojnë të gjitha njohuritë dhe kompetencat për të punuar në të gjitha punimet ndërtimore dhe ndërtimet e infrastrukturës hidro dhe rrugore, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë, në tregun evropian dhe botëror.