UBT News

Studenti i UBT-së, Ardit Begaj, përfitues i bursës për shkëmbim studentor në Linnaeus University

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Ardit Begaj, është përfituesi i radhës i bursës për shkëmbim studentor në Linnaeus University të Suedisë, përmes programit Erasmus+.

Niveli i lartë akademik në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, kanë bërë që Arditi të bindet se UBT është zgjedhja më e mirë për të ardhmen e tij në karrierën profesionale.

“Vetëm gjatë vitit të parë të studimeve në UBT kam arritur të përfitoj njohuri fundamentale në aplikimet e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë. Në mesin e shumë mundësive për zhvillim akademik, UBT më ka ofruar mundësinë për të qenë pjesë e programit për shkëmbim studentor, në kuadër të programit Erasmus+”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Ardit Begaj.

Me përfitimin e kësaj burse, Arditin e pret një aventurë e re, një komunitet i ri me shoqëri nga vende të ndryshme të botës, të cilat do i ndihmojnë atij të zhvillohet profesionalisht në fushën e shkencave kompjuterike.

Exit mobile version