UBT News

Studenti i UBT-së, Arbër Salihu, renditet në mesin e kompozitorëve të dëshmuar në “Chopin Piano Fest Prishtina”

Studenti i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Arbër Salihu, ka fituar cmimin e tretë në garën e kompozitorëve në festivalin, “Chopin Piano Fest Prishtina”, me kompozim për piano.

“Variacione mbi Luleborë” vepra e Arbër Salihut, ka triumfuar në garën “Chopin Piano Fest Prishtina”, pas një pune katërmujore të tij, duke qëndruar kështu përkrah veprave dhe kompozimeve të kompozitorëve të dëshmuar të kësaj fushe.

Arbëri ka falenderuar profesorin Liburn Jupolli dhe profesoreshën Ulpiana Aliaj, si dhe gjithë stafin e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim në UBT, që i kanë qëndruar afër në këtë rrugëtim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij profesionale.

UBT është duke i sjell Kosovës suksese të mëdha në fushën e edukimit dhe arsimit, por edhe në ato të kulturës, artit dhe sportit, duke bërë kështu që imazhi i vendit të ngritet vazhdimisht si në rrafshin vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Exit mobile version