Studenti i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Butrint Kryeziu ka përfunduar suksesshëm praktikën profesionale në kompaninë e ndërtimit “INON sh.p.k”.
Butrinti përgjatë viteve të studimit ka patur rastin të jetë pjesëmarrës i një sërë testimesh laboratorike me shkallë reale si asistent teknik, ku ka bërë edhe përpunimin e të dhënave kompjuterike të programit Catman Easy.
Kjo eksperiencë studentit Butrint Kryeziu i ka dhënë një motiv shtesë për të avancuar dhe dashur edhe më shumë profesionin e inxhinierit.
Ai ka vlerësuar në UBT studimet akademike kanë qenë një eksperiencë e shkëlqyer, teksa i ka rekomanduar secilit të ri që ka dilemë për studime, të zgjedhin UBT-në si një institucion lider i arsimit të lartë në Kosovë.
“Studimet akademike në UBT janë një eksperiencë e shkëlqyer. Profesorët e kualifikuar dhe ambienti i mrekullueshëm më ndihmuan të zhvillohem profesionalisht. Pra, për studentët e rinj që akoma janë në mëdyshje që ku do të studiojnë, u rekomandoj UBT-në! Ejani, sepse UBT ju ofron çdo gjë që ju keni nevojë dhe ju duhet për ta kthyer ëndrrën tuaj në realitet”, ka thënë Kryeziu.
Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, është shkolla më e madhe për ndërtimtari në Kosovë, teksa studentët që dalin të diplomuar prej saj, janë tejet të kërkuar dhe të suksesshëm në tregun e punës.