Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Arbon Flugaj, është punësuar në Artomotion në cilësinë e gazetarit dhe komentatorit të sportit. Ai deri më tani ka komentuar 87 ndeshje shumë të rëndësishme dhe finale nga futbolli, basketbolli si dhe tenisi.
“UBT përgjatë tri viti të studimeve, me kombinimin e pjesës teorike dhe praktike, më ka përgaditur fuqishëm në tregun e punës”, potencoi Arboni.
Ndërkaq, ai theksoi se përgjatë studimeve ka arritur të formohet si një gazetar dhe ta krijoj stilin e tij, duke i marrë parasysh përvojat dhe njohuritë e frytshme që i ka fituar nga stafi profesional.
Si 90% e studentëve tjerë të Fakultetit Media dhe Komunikim ashtu edhe Arboni ka depërtuar me plot suksese në tregun e punës, i cili tani po përgatitet për të dhënë informacione dhe t’i komentojë ngjarjet drejtpërdrejta nga Champions League, Europa League, Conference League, La Liga dhe Ligue 1.