Studentëve të Fakultetit Psikologji në UBT iu prezantua projekti “E Ardhmja për Rininë”, nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT, projekt ky që sfidon konstruktet tradicionale shoqërore të maskulinitetit dhe feminitetit dhe ka për qëllim t’i pajisë studentët e psikologjisë me aftësitë thelbësore të jetës.
SIT do të fillojë pilotimin e Programit Y, një program i aftësive jetësore që promovon barazinë gjinore, stile jetese të shëndetshme dhe gjen qasje inovative për të luftuar dhunën me bazë gjinore, njashtu duke u ofruar studentëve të mundësi për të kryer praktikën brenda organizatës.
Ky aktivitet u implementua në kuadër të YMI – Iniciativës së Burrave të Rinj – “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni OAK, dhe implementohet nga CARE International në Ballkan në bashkëpunim me SIT.
Photo: SIT – Center for Counseling, Social Services and Research