Unioni Francez i Studentëve Hebrenj ka bërë thirrje për sanksione ndaj personave që kanë shkruar komente antisemitike dhe homofobike për kryeministrin e ri të Francës, Gabriel Attal, në rrjetin social “X”.
34-vjeçari Attal, i cili u emërua nga presidenti Emmanuel Macron është kryeministri më i ri i Francës dhe politikani i parë homoseksual që mori këtë detyrë.
Babai i tij, avokat dhe producent filmash, i cili vdiq në vitin 2015, ishte hebre dhe nëna e tij është e krishterë ortodokse. Ai u pagëzua si i krishterë, por Attal ka thënë se babai i tij i tha se do të ndihej hebre gjatë gjithë jetës së tij dhe do të përballej gjithmonë me antisemitizmin sepse kishte një emër hebre.
Sindikata bëri thirrje për sanksione ndaj kujtdo që shpërndan gjuhë urrejtjeje në platformën “X”. Nga sindikata kërkuan të ketë dënime me burg për ata që nxisin urrejtje dhe gjoba kundër vetë platformës, për të cilin tha se “refuzon urrejtjen e moderuar”./UBTNews/