Në kuadër të lëndës praktike “Intervistë në TV dhe Radio”, studentët e vitit të tretë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, së bashku me profesorin Xhevdet Sfarça dhe profesorin Agron Krasniqi, realizuan një vizitë studimore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj vizite studentët u mirëpritën nga zyrtari për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili i njoftoi ata mbi proceset dhe vështirësitë që është përballur ky institucion gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Studentët patën mundësi të diskutojnë edhe për raportin që ka ky dikaster me mediat, gjendjen dhe trajtimin e kancerit të gjirit në Kosovë, si dhe menaxhimin e presionit publik.
Vizitat e tilla të karakterit studimor janë shumë të rëndësishme dhe të parapara me kurrikulën e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, përmes së cilave studentët zhvillojnë edhe më shumë aspektin e tyre profesional në fushën e gazetarisë.