Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë, nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, realizuan një vizitë studimore në Qendrën Psikologjike “Rreze Dielli” në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizitë, ata patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me psikologen Zana Qehaja, e cila është njëherësh edhe drejtuesja e qendrës. Po ashtu, gjatë vizitës u zhvillua simulimi i një seance psikoterapeutike, me qëllim që studentët të ndjekin nga afër mënyrën e realizimit të një procesi të tillë dhe të kuptojnë më mirë rëndësinë dhe format e komunikimit me personat që kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor.
Ky lloj ekspozimi i punës praktike për studentët është shumë i dobishëm për cilësinë e studimeve të tyre dhe karrierën e ardhshme profesionale në fushën e psikologjisë.