Në kuadër të aktivitetit të përmuajshëm “Meeting Diplomats”, studentët e Fakultetit Shkenca Politike dhe Media dhe Komunikim në UBT patën rastin të takonin Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Takimi u organizua me qëllim për të diskutuar mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, rreth diplomacisë dhe politikës së jashtme, si dhe për një sërë çështjesh të tjera që ndërlidhin kulturën dhe edukimin.
Ambasadori Minxhozi bashkëbisedoi me studentët dhe i falënderoi ata për organizimin e këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.
Studentët e UBT-së pyetën Ambasadorin Minxhozi rreth zhvillimeve në rajon, marrëdhënieve me vende të tjera, ndihmës së Shqipërisë për Kosovën, bashkëpunimit ekonomik, si dhe për diplomacinë dhe karrierën diplomatike.