UBT News

Studentët e UBT-së zhvilluan një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

Në kuadër të eventit “Meeting diplomats”, studentët e UBT-së u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku së bashku diskutuan tema të ndryshme, duke filluar nga edukimi, arsimimi, kultura, politika e deri tek marrëdhënia mes Kroacisë dhe Kosovës.

Ambasadorja Barišić potencoi se edukimi është çelësi i suksesit për çdo shtet dhe se Kosova ka kompani shumë të suksesshme të teknologjisë, me ç’rast u jep mundësi të rinjve të zhvillojnë talentin e tyre.

Ajo i njoftoi studentët rreth kulturës kroate, sistemit arsimor në Kroaci, si dhe politikës, duke përfshirë edhe eksperiencën e saj si ambasadore në Kosovë.

Ajo porositi studentët të mësojnë fort dhe të udhëtojnë për t’u njohur me kultura të ndryshme.

Exit mobile version