UBT News

Studentët e UBT-së vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës: “Punë Praktike në Media të Shkruara”, të shoqëruar nga profesori Ejup Gojnovci kanë realizuar një vizitë studimore në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjatë vizitës, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim patën mundësinë të njihen me historinë e lavdishme të familjes Jashari. Ata shprehën admirimin e tyre për sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, si simbol të rezistencës dhe pavarësisë së Kosovës.

Studentët shkëmbyen shënime, bashkëbiseduan me qytetarë nga vende të ndryshme të cilët kishin ardhur të vizitonin Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të njohin nga afër sakrificën e familjes Jashari dhe njëherit të përgatisin artikuj për vizitën e tyre në mënyrë profesionale.

Exit mobile version