Ekipi i UBT-së, i përbërë nga studentët Milot Morina, Arianita Gashi dhe Gent Jusufi, ka zënë vendin e parë në Hakathonin e Smart City Solution.
Vendin e parë e arritën edhe studentët Gerta Ahma, Klea Kasapolli, Anila Mati dhe Zana Shala, në kategorinë AI For Green.
Në kategorinë Securing the Digital World, vendi i tretë i takoi ekipit të studentëve të UBT-së, Dhurim Arllati, Lis Pruthi, Abian Morina dhe Sead Duraki.
UBT gjithashtu u shpall fitues në garën Hack for Green, duke zënë vendin e dytë dhe të tretin, ndërsa në garën IoT for Green Transition, UBT zuri vendin e tretë.