UBT News

Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në autoudhën “Ibrahim Rugova” dhe rrethrrotullimin në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në autoudhën “Ibrahim Rugova”, segmenti Veternik-Prishtinë,  në rrethrrotullimin në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, si dhe në kryqëzimin në rrugën “Agim Ramadani”, nga ku i është dhënë fokus studimit të elementeve të pajisjeve dhe sinjalizimit të autoudhës dhe rrugëve.

Në këtë vizitë studimore, theks të veçantë studentët së bashku me profesorin Nol Dedaj i kanë dhënë disa çështjeve dhe elementeve siç janë: rregullimi i një shiriti ndihmës dhe kyçjes në autoudhën “Ibrahim Rugova”, kanalet drenazhuese të autoudhës, mungesa e shenjave sinjalizuese, si dhe mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Ndër të tjera në këtë vizitë studimore të realizuar nga studentët e nivelit master të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, të specializimit “Infrastrukturë dhe Komunikacion”, janë evidentuar dëmtimet e shenjave të komunikacionit, vendosja e jo e duhur e tyre, si dhe mirëmbajtja jo në nivel e shenjave sinjalizuese të komunikacionit.

Vizitat e tilla të karakterit studimore janë shumë të rëndësishme dhe të parapara me kurrikulën e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, përmes së cilave studentët zhvillojnë edhe më shumë aspektin e tyre profesional në fushën e inxhinierisë ndërtimore dhe infrastrukturës.

Exit mobile version