Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, më 3 tetor, në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës është organizuar një aktivitet jo formal nga profesori i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Liburn Jupolli në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe me studentët e UBT-së.
Aktiviteti është realizuar në ambient të hapur, ku studentët e programit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT: Anjeza Gashi, Meriton Heta, Lekë Berisha, Diana Mehmetaj, Arnesa Kadrijaj, Lavdim Elezi, Elmi Uka, kanë performuar të pavarur nga njëri tjetri.
Performanca e studentëve të UBT-së, në Prishtinë ka dëshmuar angazhimin dhe vullnetin e tyre për të shfaqur talentin dhe për të kontribuuar në shënimin e ditëve që i përkasin fushës së muzikës, kulturës dhe artit.