Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, nën mentorimin e Prof. Dr. Mimoza Sylejmani dhe Prof. Dr. Lulzim Beqiri, kanë fituar vëmendjen e botës së arkitekturës duke u shpallur si një nga vendet më të suksesshme në konkursin vjetor të Young Talented Architects (YTA) në Barcelonë.
Beniila Marevci, Hazbi Kryeziu, Altin Gojani, Dren Nishliu, Diana Deda, Anita Nika, dhe Edita Shukriu janë pjesë e ekipit triumfues që përfaqësoi Kosovën me krenari në këtë konkurs prestigjioz.
Me projekte tërheqëse dhe inovative, studentët kosovarë treguan potencial të jashtëzakonshëm dhe njohuri të thella në fushën e arkitekturës. Në një konkurs me përfaqësues nga 27 shtete të ndryshme, ata u dalluan për aftësitë e tyre dhe për kontributin kyç në zgjidhjen e sfidave të paraqitura.
Ky sukses i paparë do të ndikojë në frymëzimin e të rinjve të Kosovës dhe në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale. Përveçse paraqitjes tejet profesionale në skenën ndërkombëtare, ata po ndryshojnë stereotipet dhe po promovojnë potencialin e vendit tonë në skenën botërore.
Përmes kësaj përvoje të jashtëzakonshme, studentët treguan vlerën e arsimit të lartë në Kosovë dhe po bëjnë thirrje për më shumë investime dhe përkrahje për të rinjtë që ndërtojnë një të ardhme të ndritur për vendin tonë.