Njëra prej sukseseve dhe rezultateve me të cilat UBT mund të krenohet është shkalla e lartë e punësimit të studentëve dhe ish-studentëve të tij. Analizat e UBT-së tregojnë se shumica e të diplomuarve në UBT gjenden në marrëdhënie pune në kompanitë më prestigjioze në vend dhe jashtë vendit, ose janë duke i vazhduar studimet e nivelit Master apo të Doktoratës në një universitet prestigjioz ndërkombëtar. Përveç tyre, edhe absolventët janë integruar shumë shpejt në punë.
Cilësia e programeve të studimit u ka mundësuar të diplomuarve dhe absolventëve të UBT-së punësim të menjëhershëm në kompanitë më të suksesshme. Përpos kësaj, gjetjet tregojnë se këta të punësuar kanë treguar avancim në vendin e punës, që është arritur si rezultat i vlerësimeve të larta nga kompanitë dhe institucionet ku ata punojnë. Mundësia e internshipit në kompanitë në vend ka treguar rezultate dhe cilësi jo vetëm në studim, por edhe në rritjen e mundësive për punësim.
UBT jep mbështetjen e vazhdueshme për studentët e vet në zhvillimin dhe menaxhimin e karrierës. UBT iu del në ndihmë studentëve aktualë por njëkohësisht edhe atyre që tashmë kanë diplomuar, sa i përket orientimit të tyre në fushat e interesit në punësim, duke i këshilluar më përafërt për mënyrat teknike për gjetje të punës.
Për më tej, mundësia e studentit për t’u angazhuar në punë profesionale dhe hulumtuese brenda UBT-së ka qenë dhe mbetet një përvojë shumë e mirë për orientimin dhe zhvillimin e tyre profesional.
Qendra për Inovacione dhe Zhvillim u mundëson studentëve të simulojnë ide dhe plane të biznesit, me ka ndikohet direkt në ngritjen e kapaciteteve tyre të ndërmarrësisë. Partneriteti me organizata ndërkombëtare dhe vendore që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës (si Odat Ekonomike, Bankat, Bizneset, Organizatat Ndërkombëtare, USAID, EU Commision, UNICEF, etj.) ka bërë që studentët e UBT-së të kenë mundësi të reja për punësim dhe avancim në karrierë.