UBT News

Studentët e UBT-së kanë zhvilluar një vizitë studimore në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në Shkabaj

Studentët e programit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Ines Bula kanë zhvilluar një vizitë studimore në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në Shkabaj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte marrja e njohurive praktike inxhinierike në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në Shkabaj, si dhe lidhja e njohurive teorike me ato praktike nga leksionet e zhvilluara përgjatë semestrit të tretë dhe pestë.

Vizita ishte e orientuar me temat e caktuara për studentët në grup me qëllim hulumtimi dhe zhvillimit teknologjik sipas sistemit inovativ, teksa ka filluar me pozitën hyrëse në fabrikë e cila quhet Ajratimi, ku bëhet ajrosja e ujit dhe matet niveli i PH-së.

Studentët kanë pasur mundësinë të shohin nga afër përzierjen e ujit me alumin sulfat për fillimin e procesit të pastrimit të ujit, sistemin e filtrave dhe pastrimin e tyre, ormanin e releve dhe mbrojtjen mekanike, si dhe galerinë dhe pjesën mekanike.

Exit mobile version