UBT News

Studentët e UBT fitojnë njohuri për kontabilitetin digjital nga pronari i “Expert-Pro”, Arsim Zeka

Në kuadër të një aktiviteti të veçantë akademik, Arsim Zeka, pronar i kompanisë “Expert-Pro”, ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT, duke u fokusuar në praktikat dhe inovacionet më të fundit në fushën e kontabilitetit.

Ligjërata, e titulluar “Praktika në kontabilitet”, ofroi një mundësi të shkëlqyer për studentët për të thelluar njohuritë e tyre dhe për të zbuluar mënyrat më të avancuara të menaxhimit financiar dhe kontabilitetit digjital. Zeka prezantoi softuerin “Expert Pro”, një nga mjetet më të sofistikuara në fushën e kontabilitetit, dhe e demonstroi atë në detaje, duke shpjeguar funksionalitetet e tij të shumta. Ai theksoi se përdorimi i këtij softueri është një mundësi për t’u përgatitur më mirë për sfidat që paraqet tregu i punës në sektorin financiar dhe të kontabilitetit.

Në këtë ngjarje, Zeka ndau me studentët njohuri praktike për aplikimin e softuerit në industrinë e kontabilitetit, duke e lidhur drejtpërdrejt me kurrikulën akademike të programit të tyre. Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve teknologjike në përmirësimin e efikasitetit dhe saktësisë në menaxhimin e financave të kompanive dhe organizatave.

Një tjetër mundësi e vlefshme që Zeka ofroi ishte një zbritje speciale për studentët pjesëmarrës, të cilët mund të regjistroheshin për trajnimin dhe certifikimin në programin e kontabilitetit “Expert Pro”. Ky trajnim do të mundësojë që studentët të zhvillojnë aftësitë praktike të domosdoshme për të konkurruar me sukses në tregun e punës, duke u përgatitur për kërkesat e industrisë financiare dhe të kontabilitetit.

Ky aktivitet u realizua si pjesë e lëndës Kontabiliteti financiar dhe menaxherial, e udhëhequr nga Prof. Fidane Spahija Gjikolli. Ajo vlerësoi këtë nismë si një mundësi shkëlqyer për studentët, duke i mundësuar atyre aplikojnë njohuritë teorike mësuara gjatë studimeve dhe përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, cilat janë domosdoshme për suksesin një sektor rëndësishëm./UBTNews/

 

Exit mobile version