UBT News

Studentët e Studimeve të Sigurisë në UBT realizuan një vizitë studimore në Ministrinë e Mbrojtjes

Studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, të udhëhequr nga profesori Bahri Gashi, kanë realizuar një vizitë studimore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Studentët u takuan me ministrin Armend Mehaj, i cili i mirëpriti ata duke i njoftuar për së afërmi për rolin, misionin dhe politikat strategjike të mbrojtjes dhe zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Në prani të Shefit të Kabinetit të ministrit Mehaj, kolonelit Hasan Hoxha, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, drejtor i operacioneve dhe inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të ministrisë, bëri një prezantim gjithëpërfshirës mbi të arriturat në adresimin e çështjeve specifike që e karakterizojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke iu përgjigjur disa pyetjeve tematike të studentëve.

Përmes kësaj vizite studimore, studentët u njoftuan drejtpërdrejtë dhe bashkëbiseduan rreth politikave të Ministrisë së Mbrojtjes, për arritjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar MM-në gjatë vitit 2022 dhe planifikimet për vitin 2023, përkatësisht sfidat e shtetit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Exit mobile version