UBT News

Studentët e Studimeve të Sigurisë dhe Shkencave Politike në UBT vizituan ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj

Studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë dhe Shkenca Politike në UBT, të prirë nga profesori i UBT-së, prof.dr. Gjon Culaj, janë pritur në vizitë studimore nga ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

Në këtë takim me ministrin Mehaj, studentët kanë bashkëbiseduar për gjeopolitikën, gjeostrategjinë, mjedisin aktual të sigurisë, sfidat, kërcënimet dhe rreziqet aktuale, si dhe kapacitetet aktuale për përgjigje ndaj tyre.

Ministri Mehaj u shpreh i impresionuar me nivelin e pjekurisë akademike të studentëve të Fakultetit Studime të Sigurisë dhe Fakultetit Shkenca Politike në UBT, si dhe për nivelin e lartë analitik dhe vlerësues të rrethanave të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.

Studentët nga ana tjetër u ndanë të kënaqur me bashkëbisedimin që patën me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, duke i vlerësuar si të nevojshme vizitat e tilla studimore.

Exit mobile version