Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “Illyrian”, në Rahovec, me ç’rast patën mundësinë të shohin procesin teknologjik të prodhimit të verës.
Në fillim studentëve iu prezantuan vreshtat dhe varietetet të cilat kultivohen dhe përdoren nga veraria, si dhe secili proces i prodhimit të verës qe nga vjelja, shtypja e rrushit, fermentimi deri tek procesi i mbushjes dhe ambalazhimit.
Studentët përgjatë vizitës patën rastin të shohin edhe analizat kimike dhe mikrobiologjike të verës dhe lëndëve të para duke përfshirë analizat e aciditetit, sheqerit, nitrogjenit, alkoolit, kthjelltësinë dhe analiza mikrobiologjike, teksa diskutuan edhe për pikat kritike të kontrollit për problemet me oksidimin dhe aplikimin e ISO standardeve gjatë monitorimit dhe raportimit.