Studentët e programit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT zhvilluan vizita studimore në kompanitë “Ananasi” dhe “Agropeti” në Podujevë.
Gjatë vizitave, studentët u njohën me procesin e tharjes së frutave dhe perimeve, duke fituar njohuri të rëndësishme për formimin e ekstrakteve të ndryshme.
Vizita u ofroi studentëve një kuptim të procesit të kultivimit të kërpudhave, procesin e tharjes dhe metodat më të përshtatshme të paketimit për kërpudhat.
Diskutimet gjithashtu përfshinë tema si ruajtja e vlerave ushqyese të produkteve dhe menaxhimi i mbetjeve ushqimore.