UBT News

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT realizuan Panairin e Ushqimit në Prizren

Në Prizren, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Cengiz Çesko, realizuan Panairin e Ushqimit.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe profesorët: Vehbi Sofiu, Violeta Lajqi dhe Sami Gashi, ku u ekspozuan produkte të ndryshme ushqimore të cilat ishin përgatitur nga studentë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT.

Studentët ekspozuan shumë produkte para një numri të madh të interesuarish, të cilët pos që provuan ushqimet, morën edhe informacione të dobishme mbi përfitimet që vijnë nga përdorimi i ushqimit organik dhe të shëndetshëm.

Exit mobile version