UBT News

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë morën pjesë në një tryezë diskutimi në Paper Gallery

Për nder të Ditës së Tokës, ditë më parë stafi i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Sami Makolli dhe Lorikë Salihu, së bashku me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, morën pjesë në tryezën e diskutimit  me temë: “Mbeturinat Ushqimore”.

Në këtë tryezë, studentët patën mundësi që të marrin njohuri të reja lidhur me aktivitetet mjedisore në Kosovë dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth temave që kanë për fokus mjedisin, në një panel ku folës ishte Xhevdet Gegollaj nga Fondacioni Jeshil.

Kjo tryezë diskutimi është zhvilluar në Paper Gallery, organizim i përbashkët me Prishtina Biennale dhe Fondacionin Jeshil, në shënim të Ditës Botërore të Tokës – 22 Prillit.

Exit mobile version