UBT News

Studentët e Shkencave Kompjuterike më të kërkuarit në tregun e punës

Inxhinieria kompjuterike është një prej profesioneve më të kërkuara në gjithë botën dhe në saje të kësaj një numër i madh i studentëve të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT janë sistemuar në tregun e punës.

Statistikat thonë se numri i studentëve të punësuar në kompani të ndryshme të teknologjisë është gjithnjë në rritje e sipër, dhe se numri i kërkesës për të punësuar studentë të tjerë është i madh.

“Numri i studentëve që janë duke punuar në kompani të ndryshme të teknologjisë është gjithnjë në rritje, këta studentë vijnë nga programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, si dhe programi Sistemet e Informacionit në UBT. Ne vazhdojmë të kemi kërkesa për studentë dhe profesionistë të zellshëm të kësaj fushe nga kompani të ndryshme për t’i punësuar ata, pasi që tregu është zhvilluar shumë dhe normalisht që edhe kërkesa është në rritje e sipër”, ka thënë drejtori i Qendrës për Orientim në Karrierë, Halil Bashota.

Numri i studentëve të punësuar kalon mbi 90% të studentëve të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, të cilët tashmë janë sistemuar në tregun e punës dhe po korrin suksese përmes projekteve të ndryshme.

UBT ka zhvilluar programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, bazuar në aspekte të ndryshme, duke përfshirë edhe ato infrastrukturore, me laboratorë moderne për pjesën praktike, si dhe me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, duke iu mundësuar studentëve të këtij programi që të jenë në hap me trendet e reja botërore.

Exit mobile version