UBT News

Studentët e Shëndetit Publik dhe Menaxhimit në UBT vizituan Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren

Studentët e Shëndetit Publik dhe Menaxhimit në UBT, në kuadër të lëndës “Epidemiologjia” kanë realizuar vizitë studimore në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren.

Nën udhëheqjen e dekanit Fitim Alidema dhe të profesorit Hajrullah Fejza, studentët u mirëpritën nga Drejtori i Qendrës, Prof. Fadil Kryeziu, i cili i njoftoi në detaje për organizimin e punëve dhe shërbimet që kryhen në këtë qendër.

Kjo vizitë ka shpërfaqur se përgatitja e studentëve nëpërmjet një kombinimi efektiv të teorisë dhe praktikës është jetike për zhvillimin e tyre profesional në fushën e shëndetit publik.

Exit mobile version