UBT News

Studentët e Psikologjisë në UBT prezantuan punime për ngritjen e ndërgjegjes dhe sensibilizimit rreth çështjeve të rëndësishme edukativo-arsimore

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Psikologji, kanë realizuar prezantimin e studimeve të tyre shkencore nën mentorimin e profesorëve Qufli Osmani dhe Deniz Celcima.

Studentët e Psikologjisë, përmes studimeve të tyre së bashku me grupin e tyre punues kanë synuar ngritjen e ndërgjegjes dhe sensibilizimin rreth çështjeve të mëposhtme:

  • Qëndrimi ndaj matematikës dhe orientimi në karrierë;
  • Roli i vlerave personale dhe vetmisë në jetën e të rinjve;
  • Stilet e të mësuarit dhe vetë-vlerësimi.

Përmes këtyre prezantimeve, studentët shfaqën punën e tyre të realizuar me shumë përkushtim rreth tematikave me shumë rëndësi për vendin tonë. Rezultatet nga këto punime janë lehtë të aplikueshme në institucionet shtetërore dhe sistemin edukativo-arsimor.

Studimet në fjalë dalin jashtë kornizës akademike. Cilësohen kryesisht si pragmatike dhe multiplikative. Shërbimeve profesionale nëpër shkolla të mesme ju ofrohet një bazament i mirëfilltë për të ushtruar përgjegjësitë e veta: ju ofrohen teste dhe inventare të cilat do të përdoren për vlerësimin vlerave personale, qëndrimit të nxënësve ndaj matematikës dhe stilet e tyre të të mësuarit.

Këto punime ju ofrohen maturantëve të cilët janë para një zgjedhje shumë të rëndësishme “të përzgjedhin profesionin e vet”. Njashtu konkludimet dhe rekomandimet gjejnë aplikueshmëri në procesin e krijimit të doracakëve, strategjive për veprim, organizimit të trajnimeve dhe shumë elementëve të tjerë në ndihmë të edukimit cilësor.

Exit mobile version