Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Psikologji, kanë realizuar prezantimin e studimeve të tyre shkencore nën mentorimin e profesorëve Qufli Osmani dhe Deniz Celcima.
Studentët e Psikologjisë, përmes studimeve të tyre së bashku me grupin e tyre punues kanë synuar ngritjen e ndërgjegjes dhe sensibilizimin rreth çështjeve të mëposhtme:
- Qëndrimi ndaj matematikës dhe orientimi në karrierë;
- Roli i vlerave personale dhe vetmisë në jetën e të rinjve;
- Stilet e të mësuarit dhe vetë-vlerësimi.
Përmes këtyre prezantimeve, studentët shfaqën punën e tyre të realizuar me shumë përkushtim rreth tematikave me shumë rëndësi për vendin tonë. Rezultatet nga këto punime janë lehtë të aplikueshme në institucionet shtetërore dhe sistemin edukativo-arsimor.
Studimet në fjalë dalin jashtë kornizës akademike. Cilësohen kryesisht si pragmatike dhe multiplikative. Shërbimeve profesionale nëpër shkolla të mesme ju ofrohet një bazament i mirëfilltë për të ushtruar përgjegjësitë e veta: ju ofrohen teste dhe inventare të cilat do të përdoren për vlerësimin vlerave personale, qëndrimit të nxënësve ndaj matematikës dhe stilet e tyre të të mësuarit.
Këto punime ju ofrohen maturantëve të cilët janë para një zgjedhje shumë të rëndësishme “të përzgjedhin profesionin e vet”. Njashtu konkludimet dhe rekomandimet gjejnë aplikueshmëri në procesin e krijimit të doracakëve, strategjive për veprim, organizimit të trajnimeve dhe shumë elementëve të tjerë në ndihmë të edukimit cilësor.