Studentët e programit Teknik i Anesteziologjisë në UBT, të shoqëruar nga profesori i UBT-së, Arsim Gërxhaliu, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën rastin të shohin nga afër angazhimin e stafit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, punën në laboratorin e Histopatologjisë dhe Toksikologjisë, si dhe procedurat e ekzaminimeve klinike tek rastet e dhunës seksuale dhe fizike.
Studentët u njoftuan më gjerësisht për integritetin e këtij institucioni, për transparencën dhe profesionalizmin e stafit si dhe për cilësinë për të siguruar rezultate të sakta në kohë, duke përdorur teknologjinë dhe metodat më të përshtatshme.
Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në programin Teknik i Anesteziologjisë në UBT, ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe të njoftohen me punën që do të mund ta bënin në të ardhmen.