Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, në kuadër të lëndës “Negociata Diplomatike për Paqen dhe Sigurinë”, të udhëhequr nga profesori i lëndës, Bahri Gashi, kanë realizuar një vizitë studimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Studentët u takuan me zëvendësministren e MPJD-së, Liza Gashi, e cila i njoftoi për së afërmi për rolin, misionin dhe fushëveprimtarinë e kësaj ministrie, dhe rreth peshës për krijimin dhe zbatimin e politkave të jashtme të Kosovës.
Përmes kësaj vizite studimore, studentët u njoftuan drejtpërdrejtë dhe bashkëbiseduan rreth politikave të ministrisë së jashtme, praktikave të funksionimit dhe fushëveprimit, për arritjet dhe pengesat që e kanë shoqëruar MPJD-në gjatë vitit 2022 dhe synimet për vitin 2023, përkatësisht sfidat e diplomacisë së shtetit të Kosovës në njohjet e reja, e posaqërisht përballja e diplomacisë kosovare në negociata për paqe në Ballkan.
Përfitimi i njohurive praktike nga mundësia që ju jipet studentëve të UBT-së, që të vizitojnë institucione, bënë që ata të zgjerojnë njohuritë e tyre më shumë për aspektet që ndërlidhen me funksionalitetin dhe organiznimin institucional brenda sektorëve të MPJD-së, si dhe shtrirjen e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës në botë.
Në mbyllje të vizitës studimore, studentët u njoftuan edhe për të arrituar e fundit, aplikimet në organizatat ndërkombëtare, procedurat e mbetura të liberalizimit të vizave dhe për aplikimin e bërë të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.