Studentët e nivelit master të programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, të udhëhequr nga profesorë të UBT-së, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë – AUV.
Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me punën dhe angazhimin e stafit profesional të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe rreth rolit të këtij institucioni për garancinë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziqet dhe sëmundjet që barten përmes mungesës së infrastrukturës dhe inspektorëve të kontrollit të ushqimeve në terren.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ka qenë përfitimi i njohurive dhe përvojave nga ekspertët e AUV në lidhje me inspektimi në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit, si dhe për rolin dhe rëndësinë e AUV në hartimin dhe realizimin e politikave që i shërbejnë sigurisë ushqimore.
![](https://ubtnews.com/file/2022/11/IMG-1d51fd80a06949731b776d6cc17be29c-V-1536x1153-1.jpg)